
3 vjet pa Adelën/ Eraldo Rexho prek me fjalët: Mungesën tënde s'e mbush askush
E Enjte 29 Tetor 2020, 08:08
Dritare.net
Më 29 tetor të 2017-ës, ish-konkurrentja e "Big Brother" dhe moderatorja e njohur, Adelajda Xhamani, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. Vdekja e Adelës tronditi mbarë opinionin publik dhe të shumtë ishin personazhet e njohura që shprehën ngushëllime të sinqerta për të.
Ditën e sotme, në 3-vjetorin e vdekjes së Adelës, miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho, ka bërë një dedikim prekës për shoqen që e kujton herë pas here në Instagram.
Ndërsa poston një foto të Adelës, Eraldo shkruan:
"Dje, sot dhe nesër, do të të vlerësoj dhe kujtoj gjithnjë me admirim për çdo mësim që më dhe me jetën tënde... Mungesën tënde nuk e mbush askush, por jam i qetë se e di që je në krahët e Zotit. Të dua shumë Adela, përgjithmonë!"/K.C/dritare.net

















