Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 ushqimet më të mira për tiroiden!

10 ushqimet më të mira për tiroiden!

Ushqimi luan një rol kyç në shëndetin e tiroides dhe mund të ndikojë në simptomat dhe menaxhimin e çrregullimeve tiroide si hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, Hashimoto dhe Graves.

Këtu janë ushqimet më të mira për shëndetin e tiroides, të ndara sipas përbërësve të tyre kryesorë që ndihmojnë këtë gjëndër:

10 ushqimet më të mira për tiroiden!

1. Ushqime të pasura me jod (thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide)
Algat e detit (kelp, nori, wakame)
Peshku i detit (salmoni, toni, sardelet)
Vezët (sidomos e verdha)
Kripa e jodizuar (në sasi të moderuar)

Kujdes: Mungesa e jodit mund të shkaktojë hipotiroidizëm, por teprica mund të përkeqësojë gjendjet autoimune si Hashimoto.

2. Ushqime të pasura me selen (ndihmon në mbrojtjen e tiroides nga dëmtimi oksidativ)

10 ushqimet më të mira për tiroiden!
Arrat braziliane (burimi më i pasur)
Peshku (trofta, salmoni, sardelet)
Vezët
Farat e lulediellit
Mish organik (mëlçia, veshkat)

Seleni ndihmon në konvertimin e hormonit T4 në formën aktive T3.

3. Ushqime të pasura me zink (ndihmon në prodhimin e hormoneve tiroide)

10 ushqimet më të mira për tiroiden!
Farat e kungullit dhe lulediellit
Fasulja dhe thjerrëzat
Mishi i kuq dhe mishi i shpendëve
Frutat e detit (goca deti, karkalecat)

4. Ushqime të pasura me Omega-3 (për uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj hormoneve tiroide)
Peshqit e yndyrshëm (salmoni, sardelet, harenga)
Vajrat e shëndetshëm (vaj liri, vaj ulliri ekstra i virgjër)
Farat e lirit dhe chia

5. Ushqime të pasura me hekur dhe magnez (ndihmojnë metabolizmin dhe rregullojnë funksionin tiroide)
Spinaqi, lakra, rukola, brokoli Kakao e pastër dhe çokollata e zezë

Fasulet dhe thjerrëzat
Bajamet dhe arrat

6. Perime dhe fruta të pasura me antioksidantë (ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ)
Frutat e pyllit (boronica, manaferra, mjedra)
Avokado
Brokoli dhe lulelakra (të gatuara për të shmangur frenimin e absorbimit të jodit)
Domatet dhe specat e kuq

Përfundimi
Një dietë e pasur me jod, selen, zink dhe antioksidantë mund të ndihmojë në mbështetjen e funksionit tiroide. Balanca është kyç, prandaj është e rëndësishme të konsultohemi së bashku për të përshtatur dietën sipas nevojave tuaja specifike!

Marrë nga instagrami i Dr. Matina Çobo