Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e djalit 3-vjeçar në Shkodër/ Prokuroria nis hetimet!

Vdekja e djalit 3-vjeçar në Shkodër/ Prokuroria nis hetimet!

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, i cili dyshohet se është helmuar nga ilaçi kundër minjve. Trupa hetuese ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vau të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Mësohet se Prokuroria po kryen hetime për neglizhencë në trajtimin mjekesor të bluzave të bardha. Gjithashtu, hetuesit do të verifikojnë edhe veprimet e prindërve.

Kujtojmë se 3-vjeçari ndërroi jetë në Shkodër, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën e e shtruar në QSUT.

Prindërit, sipas burimeve, kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Gjatë spërkatjes së magazinë ata kanë patur me vete edhe fëmijët, të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë./K.C/dritare.net