Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarje tragjike, 43 vjeçari shqiptar shtypet me pirun nga kolegu i tij

Ngjarje tragjike, 43 vjeçari shqiptar shtypet me pirun nga kolegu i tij

Një ngjarje tragjike kë ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në punën e tij. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i moshës rreth 43 vjeç, me iniciale G. R, ka humbur jetën teksa ishte në punë në ish-uzinën “Radici” në rrugën “Vëllezërit Cairoli” në Cremona.

Megjithëse hetimet ende nuk kanë përfunduar, nga të dhënat parapake dyshohet se ka qenë një kolegu i tij që e ka shtypur padashje shqiptarin me pirun, duke e lënë të vdekur në vend.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar rikonstruksionin e një ndërmarrje tekstili në momentin kur ndodhi ngjarja. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por nuk arritën të mbajnë të gjallë 43-vjeçarin. Për arsyet e ngjarjes po vijojnë hetimet, por pista kryesore është ajo e shtypjes nga piruni.