Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarja në Prishtinë, humb jetën edhe një i plagosur tjetër

Ngjarja në Prishtinë, humb jetën edhe një i plagosur
Ditën e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në Prishtinë. Pas një përleshje me armë zjarri, mbeti një viktimë dhe 3 të plagosur. Gazeta Express shkruan se, është shënuar dhe viktima e dytë, i identifikuar si M. Rafuna.

Pas ngjarjes, është ndaluar dhe një persona i tretë, si i dyshuar për përfshirje në sherrin me armë. Lajmin për të ndaluarin e tretë e bëri të ditur për Express, prokurori i rastit Ilaz Beqiri. “Jemi duke i vazhduar hetimet. Do ta ndalojmë edhe një të dyshuar të tretë për këtë rast. Për momentin motivi thuhet të jetë pronësor”, ka thënë Beqiri./E.B-dritare.net