Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Neymar drejt Bacelonës? Ja 3 kushtet e klubit!

Neymar drejt Bacelonës? Ja 3 kushtet e klubit!
Në 2017 ylli i Barcelonës, Naymar e la klubin katalanas për PSG, duke hyrë kështu në histori si blerja më e shtrenjë në futboll.

Por, duket sikur bashkëjetesa mes Neymar dhe “PSG” nuk po ecën si duhet dhe rikthimi i tij në Barcelonë, tanimë është më afër se kurrë.

Neymar ka shprehur publikisht dëshirën për një rikthim në Barcelonë, por për këtë klubi ka 3 kushte, 2 financiare dhe një emocionale.

  1. . Klubi shpreson të vërë disa pika mbi “i” pas largimit të brazilianit në 2017-ën. Drejtuesit e klubit katalanas do të kërkojnë një ulje të pagës, e cila për momentin është 30 milionë euro në sezon.
  2. Kushti i dytë ka të bëjë me pretendimin e lojtarit për 26 milionë euro që Barcelona i detyrohet atij për bonuset e rëna dakord. Barcelona kërkon që Neymar të heqë dorë nga këto pretendime dhe nga padia.
  3. Klubi Spanjoll kërkon që Nejmar të shprehë hapur në publik se ai kërkon të vijë te katalanasit dhe se gaboi kur u largua për në Paris dy vite më parë.

Mediat shkruajnë se Neymar është gati t’i plotësojë këto kushte./ I.M-Dritare.net