Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në Top Channel, ikën Luana dhe vjen Arbana!

Në Top Channel, ikën Luana dhe vjen Arbana!
E shtuna është padyshim dita e Luanës. Për një sezon të tërë ajo ka qëndruar në top listën e emisioneve më të ndjekura në ekranet shqiptare, me programin e saj, Shiko Kush Luan.

Sigurisht, këtij suksesi nuk mund t’i mohohet puna e moderatores, e cila e ka gjetur çelësin për të marrë vëmendjen e audiencës, sa herë që ajo del në ekran.

Por edhe këtij emisioni sonte i vjen fundi për këtë sezon, për t’i lënë hapësirën Arbana Osmanit, me Dua të të bëj të lumtur.

Një tjetër program që pritet me interes të madh nga publiku. Moderatorja e këtij emisioni, premtoi se ky sezon që nis të shtunën e ardhshme, do të jetë i mbushur me histori të rralla, që të përlotin, të qeshura dhe plot me njerëz të mrekullueshëm./L.F-dritare.net