Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në mundsh/ Vargjet që çdo baba duhet t’ia lërë trashëgimi fëmijës

Në mundsh/ Vargjet që çdo baba duhet t’ia lërë
Rudyard Kipling është një ndër poetët më të famshëm britank.

Librat e poetit të madh kanë bërë historinë, ku më kryesorët janë “Libri i xhunglës” dhe “Kapitenë guximtarë”.

Një ndër poezitë e tij më të famshme, të përkthyera në dhjetëra gjuhë të botës, është poezia “Në mundsh”, e shkruar nga ai në 1895, dhe tregon sugjerimet e tij për të birin, në mënyrë që të bëhet “Burrë”.

Himni i jetës, është konsideruar kjo poezi e mrekullueshme e Rudyard Kipling, të cilën mund ta gjeni të plotë më poshtë.

Në mundsh…

Rudyard Kipling

Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,

t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,

të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurre të mos e zësh me gojë…

Në i detyrofsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ke asnjë dyshim,

se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda

dhe BURRE do t’jesh o biri im./ I.M-Dritare.net