
Alarm në Itali/ Dyshohet se ka mbërritur virusi kinez!
Dritare.net

Bëhet fjalë për një këngëtare nga Bari, e cila kishte vizituar Kinën, ndërsa kishte bërë një ndalesë në qytetin Wuhan, aty ki nisi fillimisht virusi.
"Kushtet janë absolutisht të qëndrueshme dhe të sigurta. Në këtë moment pacienti është akoma në izolim të plotë. Pacienti është trajtuar për atë që ka paraqitur patologjia dhe shpresojmë që në ditët në vijim do të jemi në gjendje ta rivendosim me siguri atë në një gjendje të trajtimit normal ”- ka sqaruar drejtori i përgjithshëm i Poliklinikës së Barit, Giovanni Migliore.
Gjithsesi, autoritetet italiane fillimisht e kishin përjashtuar virusin kinez, por kjo diagnozë është klinikisht e përputhshme me simptomat e pacientit dhe të njëjta me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi kinez, shkruan dritare.net
Nga dhoma e urgjencës, gruaja u transferua më pas në pavionin e sëmundje infektive, në izolim, dhe mostrat e saj biologjike u dërguan në institutin Spallanzani në Romë për teste. Por autoritetet do të përjashtonin që infeksioni nga virusi kinez kishte ndodhur. Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, profesionistët e shëndetit kishin identifikuar një patologji tjetër. Sidoqoftë, analizat janë ende në vazhdim dhe mostrat janë dërguar në Institutin Spallanzani në Romë për konfirmim përfundimtar./ I.M-Dritare.net

















