Në 36-vjetorin e lindjes, Alketa Vejsiu ka një mesazh të fortë, për të gjithë!

Sot, moderatorja Alketa Vejsiu, feston 36-vjetorin e lindjes. Ndërsa shkruan se ndodhet në Miami, për një trajnim shumë të rëndësishëm, thotë se kishte gabuar, kur kishte menduar që kur të mbushte 30 vjeç do të dinte gjithçka. Ne jemi gjithë jetën studentë dhe jo maestro, thotë Alketa, dhe ka ndarë me të gjithë dy mësime të rëndësishme!

Sot është ditëlindja ime!

10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.J am një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nëse mendoni qe jam perfekte, nuk jam!

Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins

Dua të ndaj me ju dy mësime.

1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion. Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet një shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën.

Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar.

Faleminderit juve që më jepni mundësinë të ndaj mendimet e mia, ju që zgjidhni të më ndiqni dhe merrni kohë nga koha juaj për të më shkruar në inbox. Pas ekranit të këtij telefoni është Alketa që ju njihni; energjike, ambicioze, luftarake, dhe ëndërrimtare që nuk ndalet për suksesin! Tani po ndaloj vrapin dhe po ju flas sinqerisht! Pas ekranit të telefonit është Alketa me një zemër të ndjeshme që lëndohet kur ligësia nuk ka gjetur kurrë vend dhe dashuria ka udhëhequr gjithmonë. Në ditëlindjen time, dua t’ju ftoj të gjithë juve virtualisht të ngremë një dolli për dashurinë e jetës. Jemi të gjithë studentë, asnjëherë maestro dhe vetëm kështu mund të ecim përpara. Përqafime!”, shkruan Alketa./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Rama në Konferencën e Donatorëve: Nëse mbledhim 40% të shumës kemi bërë detyrën

 

 

View this post on Instagram

 

Sot është ditëlindja ime! 10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam! Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins Dua të ndaj me ju dy mësime. 1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet nje shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën. Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar. Vazhdon… Shfleto ▶️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.