Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshon bonusi i bebeve nga 1 korriku 2027, Rama zbulon shumat e reja!

Ndryshon bonusi i bebeve nga 1 korriku 2027, Rama zbulon shumat e reja!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare, duke nisur nga 1 korriku 2027.

Sipas njoftimit të kreut të qeverisë, për çdo fëmijë të lindur do të jepet një pagesë mujore për një periudhë pesëvjeçare. Shuma do të jetë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë. Në total, mbështetja financiare për pesë vite do të arrijë deri në 600 mijë lekë, në varësi të numrit të fëmijëve.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

"Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare.

Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:

5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite.

7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite.

10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite.", shkruan Rama./K.C/dritare.net