Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndëtimi i resortit në Vlorë, Klosi: Nesër do vijnë inspektorët aty, gjoba për ndotjen akustike

Ndëtimi i resortit në Vlorë, Klosi: Nesër do vijnë
Në emisionin e “Arena” të gazetarit Dritan Hila në Ora News, ndër të tjera  u diskutua edhe për ndotjen akustike që ndodh gjatë sezonit të vërës në zonat turistike. Konkretisht drejtuesi i emisionit ngriti problemin e disa bizneseve që janë të shqetësuar nga ndërtimi i një resorti në Vlorë.

Biznesmeni që po kryen investimin, i identifikuar me emrin Besnik, gjatë një telefonate në emisionin është shprehur se punimet po kryen në përputhje me afatet e lejes së ndërrimit.

“Unë kam leje ndërtimi dhe jam brenda afateve. Nuk jepet leje ndërtimi për në verë apo në dimër, nëse i shkel afatet unë kush m’i paguan gjobat”, është shprehur ai.

Por gazetari Dritan Hila ka përcjellë shqetësimin e pronarëve të holeteve dhe bizneseve të tjera përreth, pasi gjatë ndërtimit të resortit me pesë yje shkaktohet ndotje e madhe akustike.

Ministri Klosi, i ftuari kryesor në ktë emision, duke iu drejtuar biznesmenit ka thënë se nuk do ë lejohet të punojë gjatë pikut të sezonit veror, dhe nëse konstatohet ndotje, do të gjobitet.

“Unë do të kontaktoj me kryetarin e bashkisë për të gjetur një zgjidhje. Nuk mund të punosh duke shkaktuar ndotje dhe shqetësuar turistët që pushojnë në hotelet përreth. Nëse konstatohet ndotje do të gjobitesh. Mund të punosh në pjesë të tjera të resortit ku nuk ka nevojë për gërmime. Nesër do të të vijnë inspektorët aty”, u shpreh Klosi. V.D/Dritare.net/