Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë babai i Ramush Haradinaj

Ndërron jetë babai i Ramush Haradinaj
Babai i kryeministrit të Kosovës Hilmi Haradinaj, ka ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e vdekjes së babait e ka dhënë vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!/E.B-dritare.net