Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë shqiptare

Ndahet nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë shqiptare
Me 24 prill të vitit 1960, në Televizionin Shqiptar, spikerja e parë shqiptare Stoli Beli, do të dilte në transmetim.

“Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”-ishin fjalët e spikerës së parë shqiptare, në edicionin e parë.

Ajo nuk ishte vetëm spikerja e parë e lajmeve në Shqipëri, por edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjizoja e parë shqiptare.

Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”./I.M-Dritare.net