

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve KULT. Eventi i vitit u drejtua nga Enkel Demi dhe Edi Oga.
Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale.
Çmimin Special të Akademisë Kult të kontribuuesve të mëdhenj të Albanologjisë e mori studiuesja italiane Lucia Nadin për librin “Ikona e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut” dhe arbëreshi Franccesko Altimari.
13 artistët që u nderuan me Çmimet Kult 2019 janë:
Interpretuesi lirik i vitit:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
Instrumentisti i vitit:
Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludëig August Lebrun
Kënga e vitit:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
Balerini i vitit:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
Mono-dramë/ komedia e vitit:
Olta Daku me “Shirli Valentina”
Aktori i vitit:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
Aktorja e vitit:
Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
Dokumentari i vitit:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
Regjia e vitit:
Ema Andrea me “Natën, Má!”
Artisti pamor i vitit:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
Libri albanologjik i vitit:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”
Libri artistik i vitit:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
Përkthimi i vitit:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro./K.C/dritare.net

















