
NATO-s i ka vdekur truri/ Ja si i përgjigjet Trump, Macron-it!
E Martë 3 Dhjetor 2019, 17:05
Dritare.net

Trump tha se, NATO i shërbeu një qëllimi madhështor dhe se fjalët e Macron ishin shumë fyese.
Trump tha se po shihte si mundësi shkëputjen e Francës nga NATO, por nuk e shpjegoi pse.
"Është një deklaratë shumë e pakëndshme. Unë mendoj se ata kanë një shkallë të lartë papunësie në Francë. Franca nuk po shkon aspak mirë ekonomikisht. Ata kanë pasur një vit shumë të ashpër. Kjo ishte e pasjellshme.",- tha Trump.
Ndërkohë, në një konferencë të përbashkët shtypi me Macron, Trump e uli tonin, ndërsa shtoi se, të dyja vendet kishin bërë shumë gjëra të mira së bashku si partnere./K.C/dritare.net

















