Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Murrizi: Tahiri do të nxjerrë kasetat e shokëve në orën 16:00

Murrizi: Tahiri do të nxjerrë kasetat e shokëve në orën
Në orën 16:00 Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë dënimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, deputeti, Myslim Murrizi tha nga Kuvendi se, Tahiri mund të publikojë ndonjë kasetë në orën 16.

6 mije te burgosur ka sot Shqiperia, ku do i coni, edhe ata qe arrestuat me daulle e tam tame, nen nismen e famshme gjobit pa hesap, qe te heqim vemendjen nga kriza reale, do ikin ne shtepi, sepse kane leke ata.

Ju thoni Kod Penal per cikeriima. E pashe reagimin epresidentot dhe ne fakt u habita qe e kishte quajtur të përshtatshëm nenin për përgjimet, teknikat e keto duhen anuluar. Po ti kthehem retrospektives, edhe ju nuk duhet ta kishit bere kete pune se nje pjese e mire e juaj, shpetoni nga kasetat, videot, regjistrimet. Do i mbyllni emisionet investigative, se keta rrezikojne burgun tashi, nese shfaqin ne emisione investigative kaseta dhe video, i bien te hyjne ne kokerr te burgut. 

Kampioni po shkon në gjykatë dhe nga ora 4 do jepet vendimi. Ndoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta, per ata qe ishin ketu dhe zbriten ketu, në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do t’ju nxjerri kasetat dhe videot neper ekrane dhe nuk do dini ku te shkoni, votoni dhe ruani veten. Ishalla nuk ju kap bukur atje ku jeni filmuar. 

***

Armani terital sic thote kryeministri nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikosh kasetat e TVSH-së kur kane ardhur ne kete salle ne 92 te duken si brigadieret e foragjereve te 85. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin per ndershmeri se ju dhimbsen shqiptaret. për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe, keta qe vijne nga hici dhe kane hale per macet u japin moral shqipatreve ku kane nevoje per kod penal keta. Mos e shihni si betejë mes jush dhe shokut tuaj të ngushtë, të atij me të cilit hapët shampanjën me 26 qershor te 91, kur ndryshuat emrin nga PPSH, ne PSSH dhe paten fatin e zi se terhoqet kemben zvarre, se filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj, nga Jorgo në Kajmak, nga kajmaku ne sherbet, nga shërbeti në kos, edhe erdhet ca ne bashki e ca ne qeveri. I pate kriteret qe ju tha Gjermania. ,- u shpreh Murrizi./K.C/dritare.net