Na ndiqni edhe në

Moti

Viti mbyllet me ftohtë dhe dëborë

Viti mbyllet me ftohtë dhe dëborë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të përqendrohen kryesisht në zonat malore, veçanërisht në lindje të territorit, pas orëve të mesditës. Reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në zonat lindore dhe përgjatë vijës bregdetare. Ndërkohë, në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formën e flokëve të borës.

Autoritetet paralajmërojnë për prezencë të ngricave në akset rrugore, sidomos në zonat malore, duke kërkuar kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të forcohet deri në 10 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë./L.F-dritare.net