
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./K.C/dritare.net

















