
Për këtë fundjavë, meteorologët parashikojnë mot kryesisht të qëndrueshëm, me temperaturat rreth mesatares sezonale dhe pa reshje të dendura në shumicën e zonave.
Gjatë ditës së shtunë, pritet që qielli të jetë kryesisht me diell ose pjesërisht i vrenjtur, me temperatura ditore që do të qëndrojnë në nivele të buta për kohën e dimrit. Nata do të sjellë ftohje, por nuk priten reshje.
Për ditën e diel kushtet atmosferike parashikohen edhe më të qeta, me diell që do të dominojë mbi territorin e vendit dhe vlerë minimale të mundshme të reshjeve, ndërsa temperaturat mbeten të ngjashme me ditën e mëparshme, ftohtë në mëngjes dhe ngrohtë gjatë ditës. Në zona urbane si Tirana, pritet mot i kthjellët dhe pa reshje, me lagështinë e ulët të ajrit dhe vlerat termike më të ulëta në orët e vona të natës./K.C/dritare.net