
Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat!
E Hënë 28 Gusht 2023, 07:07
Dritare.net

Moti sot do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë edhe vranësira të shpeshta.
Sipas parashikimit nga SHMU pritet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi në ndikimi e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./M.K-dritare.net

















