
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore, të cilat pas orëve të mëngjesit, pritet shpërbërja graduale e tyre në orët e para të 24- orëshit. Deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë./L.F-dritare.net