
Moti i keq paralizon vendin/ Pezullohen lëvizjet në portet e vendit
Dritare.net

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në portin e Vlorës. Mësohet se trageti i linjës me Italinë deri ditën e hënë nuk do të kryejë itinerarin Vlorë-Brindizi. Anijet e peshkimit për tre ditët e ardhshme nuk do të lejohet të dalin në det dhe janë urdhëruar të qëndrojnë në vende të mbrojtura.
Sipas Panorama, në portin e Sarandës dhe atij të Durrësit është pezulluar lëvizja. Janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë juglindje.
Po ashtu Durrësi është përfshirë nga një mot i pazakontë, duke pezulluar aktivitetin në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend./L.P./Dritare.net

















