
Kim Kardashian humbi 16 kg për të veshur fustanin e Marilyn Monroe 5 milionë dollarësh
Dritare.net
Askujt nuk i pëlqejnë surprizat në Met Gala më shumë se sa Kim Kardashian. Kështu që nuk ishin çudi thashethemet, se ajo ka marrë 48 orë përgatitje, për këtë natë të madhe. Sigurisht, rezultati ishte befasues.
Kim Kardashian tregoi edhe një herë se sa e fuqishme është duke u paraqitur në Met Gala në Nju Jork me fustanin prej 5 milionë dollarësh që Marilyn Monroe e ka veshur në një nga momentet më ikonike të kulturës pop. Monroe veshi këtë fustan kur i këndoi presidentit John F Kennedy një version të zjarrtë të “Gëzuar Ditëlindjen”, para mijëra njerëzve në Madison Square Garden në vitin 1962.
“Kjo ide më erdhi pas natës gala në shtator të vitit të kaluar. Mendova me vete, çfarë do të kisha bërë për temën amerikane nëse nuk do të kishte qenë një look Balenciaga? Cila është gjëja më amerikane që mund t’ju shkojë në mendje? Vetëm Marilyn Monroe”, thotë Kardashian. Ajo e shijon tej mase sfidën e një momenti të ndërlikuar të modës. Gjithmonë me ide të reja për Met Gala.
Në vitin 2016, fustani, i cili ka më shumë se 2,500 kristale të qepura me dorë, u shit në ankand për gati 5 milionë dollarë. Fustani u shit për herë të parë në ankand në 1999 për mbi një milion dollarë si pjesë e një shitjeje të pasurisë së Monroe me Christie's. Më pas u shit për 4.8 milionë dollarë në Julien's Auctions në 2016, dhe më vonë u ble nga Ripley's.
Deri më sot, mban rekordin si fustani më i shtrenjtë i shitur në ankand. Është hera e parë që vishet në publik që nga dita kur Monroe këndoi me këtë fustan.
Kardashian ishte e famshmja e fundit që kaloi në tapetin e kuq të Met Gala, së cilës iu bashkua edhe Davidson. Ajo ndërroi modelin e saj të flokëve të gjatë e të zinj, në bjonde platin, duke imituar Monroe.
Ylli televiziv tha për Vogue se duhej të humbiste 16 kilogramë për të veshur këtë fustan./L.F-dritare.net

















