
Miratohet projektligji për amnistinë/ Pritet lirimi i 700 të dënuarve
E Enjte 23 Janar 2020, 12:12
Dritare.net

Me kalimin e këtij ligji, do të përfitojnë 700 të dënuar.
“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në projektligj.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka thënë se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve, ndërsa ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm, për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion, nuk përfitojnë./E.B-driatre.net

















