Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mimoza Shkodra publikon këngën e re "E urrej"

Mimoza Shkodra publikon këngën e re "E urrej"
Këngëtarja shqiptare Mimoza Shkodra ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj më të re të cilën e titullon “E urrej”.

Ky produksion vjen edhe me një videoklip ku këngëtarja shkëlqen me pamjen dhe veshjen e saj.

Kënga u publikua rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe u njoftua në rrjetet sociale.

Teksti i këngës dhe muzika është produkt i këngëtarit të njohur Genc Prelvukaj, ndërsa videoklipi është punuar nga Eurolindi.

Prelvukaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se, “kjo është kënga e tretë që e kam prodhuar për Mimozën pas këngëve ‘Ndarja’, dhe “Burrat nuk janë si ti’. Uroj të ketë suksesin e njëjtë edhe kjo”.