Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mimoza Kusari: Pacolli si Trump, asnjë vlerë përveç parave

Mimoza Kusari: Pacolli si Trump, asnjë vlerë përveç parave
Ish-zëvendëspresidentja e AKR-së, njëherësh kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka krahasuar kryetarin e ish-partisë së saj, Behgjet Pacollin, me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ku sipas saj nuk kanë asnjë vlerë tjetër përveç asaj materiale. Këto deklarata Kusari-Lila i bëri gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën” në KTV.

“Ajo si çështje tani veç se është banalizuar nga zotëri Pacolli, në mënyrën se si e portretizon, e që nuk po largohet shumë nga karakteri i presidentit Donald Trump, pasi nuk ka asnjë vlerë në karakterizimin e tillë dhe çdo gjë e përcaktojnë me vlera materiale ”, tha Kusari- Lila, transmeton Koha.net.

Kusari-Lila thotë se këtë krahasim e ka bërë për shkak të gjykimit të gruas në politikë. Ajo shton se elementi financiar nuk ka qenë përcaktues në fitoren e saj, sepse Gjakova ka pasur nevojë për ndryshime.

“Nuk ka qenë përcaktues elementi financiar, sepse sikur të ishte do të kishin fituar edhe kandidatët tjerë të AKR-së. Por, Gjakova ka pasur nevojë për ndryshime”, deklaroj ajo. Kusari-Lila shprehet se fuqizimi i grave në politikë është duke ndodhur.