Milionat e dasmave, ja kush janë këngëtarët që fitojnë më shumë
Dritare.net
Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që ju hedhin në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe, se koncertet. Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë.
Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova. Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderaj. Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë Euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre.
Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 15002000 Euro.
Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave. Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500$ për fillestarë, deri në 4000$ për këngëtarët me emër. Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës. Ndërkaq Administrata Tatimore e Kosovës paralajmëroi këtë verë aktivitete sezonale shtesë për kontrollimin e këngëtarëve, për të parë nëse paguajnë tatim në fitimet e tyre. Ata kanë njoftuar se do t’i gjobisin ata këngëtarë që mashtrojnë në deklarimin e të ardhurave. /Story/