Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në krah të Veliajt në Gjykatë, Robert Ndrenika: Po të jetë nevoja, e bëj edhe burgun për të

Në krah të Veliajt në Gjykatë, Robert Ndrenika: Po të
Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika ishte sot i pranishëm në Gjykatën Administrative për të mbështetur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në çështjen ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Ndrenika foli me tone emocionale për Veliajn, ndërsa komentoi edhe batutën që i bëri në sallë: “Çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

“Është djalë jetim, i rritur me halle e probleme. Që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk ajo që thashë. Po të jetë nevoja, e bëj edhe burgun për të, e përballoj. Unë vetë nuk i kam kuptuar asnjëherë akuzat ndaj tij”, u shpreh aktori i mirënjohur.

Prania e Ndrenikës në gjykatë tërhoqi vëmendje, ndërsa në mbështetje të Veliajt u pa edhe Gazment Paja./K.Cdritare.net