Meta për Teatrin: Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitet  kulturor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij  në ekspozitën e Avni Delvinës, përmendi çështjen e Teatrit Kombëtar. Meta tha se politika dhe artistët duhet të dialogojnë si një shoqëri e emancipuar, larg interesave okulte.  Meta më tej tha se nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitet  kulturor.

“Unë nuk kam bërë asgjë tjetër në çështjen e Teatrit Kombëtar, veçse kam mbrojtur Kushtetutën, identitetin kombëtar. Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojnë dhe të dialogojnë, si një shoqëri e emancipuar, për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme dhe me transparencë, larg interesave okulte, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes sonë.

Është detyra jonë që në këto kohë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë, në mënyrë që ne të ecin të sigurt drejt evropianizimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor e kombëtar”, u shpreh Meta./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ 29 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.