
Meta nuk e njohu si anëtare të Kushtetueses, Arta Vorpsi betohet te noteri
E Enjte 14 Nëntor 2019, 10:10
Dritare.net

Në tekstin e betimit, gjyqtarja Arta Vorpsi thekson: “Unë e nënshkruara, Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”/E.B-dritare.net

















