Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Nuk do të lejoj që Gjykata Kushtetuese të kthehet në KQZ palaço!

Meta: Nuk do të lejoj që Gjykata Kushtetuese të kthehet në
Ka nisur takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryetarëve të partive opozitare jashtëparlamentare.

Në takim ka marrë pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.

Presidenti Ilir Meta u shpreh që në fillim të takimit se, i ka ftuar për të diskutuar për situatën në vend, të cilën e cilësoi kritike, pasi akuzoi se po tentohet të kapet Gjykata Kushtetuese.

"Faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj ftese për një takim zyrtar për situatën tepër kritike të vendit, të funksionimit të shtetit të së drejtës, për t'u informuar në detaje nga pikëpamja për kapjen më të rëndësishme se çdo institucioni tjetër të shtetit, për ta shndërruar në një KQZ-së palaço, si ajo që panë të gjithë shqiptarët. Kjo çështje nuk do të mbyllet, unë nuk do ta lejoj", tha Meta./E.B-dritare.net