
Meta: Nëse një gazetar më bind që kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen!
E Enjte 10 Tetor 2019, 21:09
Dritare.net

Meta u shpreh sërish i bindur që nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Ai iu drejtua gazetres Eni Vasili, duke i thënë se nëse e bind atë që ka shkelur Kushtetutën, do të japë dorëheqjen.
“Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit./E.B-dritare.net

















