Meta: Mos më detyroni t’i çoj lule Ramiz Alisë!

Ndërsa tha se, kriza politike sa vjen dhe po rëndohet, kreu i shtetit, Ilir Meta i ka bërë thirrje palëve politike që të reflektojnë. Meta tha që të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, dhe nëse nuk reflektojnë do të detyrohet të thërrasë mediet ndërkombëtare, dhe të vendosë lule në varrin e ish-presidentit, Ramiz Alia.

“Krizë e fortë dhe e thellë por besoj se me reflektim të të gjithë mund të zgjidhet. Nuk besoj në zgjidhje të shpejta dhe ëndërrimtare por hap pas hapi mund të zgjidhet dhe hapi i parë është zbatimi i dekretit të presidentit për 13 tetorin, hapi i dytë të votohet për presidentin dhe ai më 13 tetor.

Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk vazhdon duke u fshehur të gjithë përballë një situate që nuk na nderon. I ftoj të gjithë të reflektojnë përndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të vë një tufë me lule tek varri ish-presidentit Ramiz Alia. Alia pavarësisht rrethanave tregoi përgjegjshmëri shumë më tepër se sot për të çtensionuar situatën, për t’i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe të merrte pjesë në zgjedhje. Mendoj tani ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 gushti dhe gjithsecili mund të pushojë dhe reflektojë pak. 1 shtatori është shumë vonë. Pas 1 shtatorit çfarë na duhet një marrëveshje.”,- tha Meta./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ndërron jetë babai i Dojna Memës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.