Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Meta mbledhje me LSI: Ja çfarë tha!

Meta mbledhje me LSI: Ja çfarë tha!
Duket se deklarata për luftë e presidentit Meta, nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

Ai ka zbarkuar në selinë e LSI-së ku nuk dukej prej kohësh. Ja çfarë u diskutua!

Meta: Jemi mbledhur sot këtu shokë, që të marrim masa për dalje në ilegalitet pasi duket qartë që Rama po vendos diktaturën.

Ne si parti e parimeve të larta morale dhe dashnorë të lirisë do të jemi objekt i parë i sulmit të tij. Do të hapen gjyqe me akuza të sajuara sikur ne kemi vjedhur, ndërkohë që e vjedhura jonë e krahasuar me atë të Belindës e kompani, është pesë me hiç.

Ndaj ne do të marrim plan masash për këtë luftë ilegale e cila në fillim do të nisë me akte guarrile, derisa populli të na bashkohet e të shkojmë drejt revolucionit dhe luftës frontale.

Sa i takon aleancës me PD-në, ata kanë thënë që do të na mbështesin nga jashtë, d.m.th do të na japin ndonjë lekë, ose do t’i thonë Brrylit Broadway të bëjë meme dhe Ismet Drishtit të bëjë skeçe dhe kamera të fshehta. Forumi Rinor i PD-së, do të merret me shpuarje gomash dhe komente nëpër blogje. Por vetëm kaq.

Zë nga salla: Legenat

Zë nga salla: Po doktori ça thotë?

Meta: Doktori gati është, por këta të rinjtë që mbajnë qen e mace nëpër shtëpi, nuk janë për atë punë.

Pra të kthehemi te strategjia.  Do të kemi dy baza luftarake, një në fshat dhe një në qytet, një në Skrapar dhe një në Tiranë tek Astiri. Tani, Tiranë i thënçin se aty tek Astiri plot me skraparllinj është.

Nga astirianët do të marrim eksperiencat e guerriljes urbane. Në Skrapar ju mësoj vetë si të bëni. Shokun Petrit Vasili do ta caktojmë zëdhënësin tonë politik...

Tit Vasili: Të lutëm shef më ler të dal malit t’ia shkrep një herë kësaj bande maskarenjsh para se të vdes, pa të bëhet ça të bëhet.

Meta: Nuk dua diskutime!

Tit Vasili: Dakord shef, ti e di, por qejfi ma kishte.

Meta: Gjithë shokët që kanë punuar te Drejtoria e Rrugëve, do të jenë sektori i xhenjos. Do të merren me prishjen e rrugëve dhe hedhjen e urave në erë. Me këtë rast dua t’i falenderoj për largpamësinë që kanë treguar që atëherë duke i bërë tenderët deri aty ku nuk mban më. Kështu që nuk do të na duhet shumë dinamit.

nga salla: Kemi akoma proceset e hapura shef.

Meta: Tani pak rëndësi ka. Çdo i dënuar nga ju do të quhet i dënuar politik. Se tani më duhet t’ju shpjegoj edhe luftën juve. Po pse more ça ishte Bab Myslymi? Hajdut ishte. Pastaj i duhej një koperturë politike dhe u bë komunist. Po Kajo Karafili ça ishte? Hajdut rrugësh. U lidh me komunistët dhe ata e bënë hero. M’i ka thënë Sulua para se të vdiste këto. Ndaj ta keni parasysh këtë.

Tani e mbyllim mbledhjen se do të dal tek Eni. Rrini gati në rrjetet sociale.

Ne kemi 85% të popullit me vete. Për mbledhjen e ardhshme do t’ju lajmëroj me fejsbuk./dritare.net