

- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot sërish kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke thënë se ka bërë akte mafioze me publikimin ne Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit.
“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori. Jemi shtet i së drejtës dhe jo republikë noteriale. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ai edhe mund të ketë nevojë. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërsa nuk ka shqetësim për planin mafioz që i merr kompetencat Presidentit.",- tha Meta./K.C/dritare

















