Meta kthen në Kuvend ligin për privatizimin e objekteve të veçanta
Dritare.net
Meta thotë se ligji ka problematika që që ndeshen me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore.
"De k r e t
për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të këshillit të ministrave, “për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”, sipas arsyetimit bashkëlidhur./E.B-dritare.net