Meta: Jam ish-student i dhjetorit, nuk mund të heshtja për zgjedhjet e 30 qershorit!

Kreu i shtetit Ilir Meta, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të opozitës në Parlament, Halit Valterit, se me çfarë argumenti objektiv kishte anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Meta u përgjigj duke thënë se nuk ishte vetëm ai që kishe anuluar zgjedhjet, por edhe Ramiz Alia, ku dhe tregoi një foto më të.

Presidenti më tej tha se, si ish-student i dhjetorit, nuk mund të heshte pas 30 vjetësh, që votimet me një kandidat të ktheheshin sërish.

“Janë dy President të Republikës që kanë vepruar në mënyrë të tillë për të ç’tensionuar situatë dhe për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ua shpjegojnë. Precedentin e parë e ka bërë Ramiz Alia në vitin 1991, ku i dha mundësi opozitës së sapo krijuar dhe që i jepte mundësi të merrte pjesë në zgjedhjet për rrëzimin e tij.

Ne i kërkuam Ramiz Alisë pluralizmin politik, por ai e pranoi dhe me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, tregoi se të gjithë duhet të viheshim në shërbim të pluralizmit demokrat njëherë e përgjithshmen.

Kjo është e tepërt, përveç argumenteve ligjor dhe konventave, t’i kërkosh një ish-studenti të dhjetorit të heshtë pas 30 vjetësh, të hesht dhe të kthehet në votime me një kandidat si njëherë e një kohë”, ka thënë Meta./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Çfarë keni kërkuar më së shumti në Google këtë vit? Ja lista e fjalëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.