Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesi: Nuk mendoj që Serbia do bashkohet në BE, deri në njohjen e Kosovës

Mesi: Nuk mendoj që Serbia do bashkohet në BE, deri në njohjen e
Ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora nuk beson se Serbia do bashkohet në BE, deri në snjohjen e shtetit të Kosovës.

Pjesë nga diskutimi: 

Mesi: Unë nuk e imagjinoj kurrë skenarin që Serbia do bashkohet në BE, deri në mosnjohjen e shtetit të Kosovës. 

Tarifa: Do të pranohet.

Mesi: Unë nuk e besoj një skenar të tillë.

Tarifa: Nuk është punë besimi, është punë realiteti. 

Messi: Ta shohim, akoma nuk ka ndodhur ai realitet. 

Ndërsa anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi tha se nëse klasa politike shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri njeson qasjen e vet ndaj Serbisë, njohja e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt.

Zaimi: Sa vite do duhen që Serbia do njohë Kosovën? Nëse vazhdon vendosmëria e Washington dhe Berlin për këtë çështje dhe nëse klasa politike shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri njëson qasjen e vet ndaj Serbisë, kjo do të ndodhë shpejt. Përndryshe nëse nuk koordinohemi fillimisht së bashku, po nxitohemi për t'i ulur pazarin njëra-tjetrës, kjo nuk është më koordinim. Nuk po them që kjo po ndodh. Shqipëria ka bërë për Kosovën dhe anasjelltas. Do bëjmë sepse është e arsyeshme. Por ajo që po kërkojmë është koordinim më i madh./ I.M-Dritare.net