
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist, në Londër
E Diel 1 Dhjetor 2019, 11:11
Dritare.net

Organizata terroriste tha se Usman Khan, i cili vrau dy personat me thikë, në një konferencë të Universitetit të Kembrixhit për rehabilitimin e të burgosurve, veproi në emër të tyre.
Khan, i cili ishte burgosur për një komplot terrorist, u qëllua për vdekje nga policia pasi njerëzit e mbajtën atë me forcë në urën e Londrës.
ISIS shtoi se sulmi u bë në përgjigje të thirrjeve të Shtetit Islamik drejt vendeve të synuara që kanë qenë pjesë e një koalicioni që lufton grupin xhihadist./K.C/dritare.net

















