
Merkel takim me Putin për situatën tensionuese në Lindje të Mesme
E Shtunë 11 Janar 2020, 10:10
Dritare.net

“Qartazi, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, në mesin e disa çështjeve të tjera, mund të jenë temë e bisedimeve mes kancelares dhe presidentit Putin në Moskë”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Ai tha se Rusia është faktor i rëndësishëm në skenën botërore dhe si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet të marrë pjesë në zgjidhjen e konflikteve politike.
Kujtojmë se Merkel dhe Putin janë takuar muajin e shkuar, për të arritur një armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës./E.B-dritare.net

















