Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meghan Markle flet për komentet raciste dhe fyese që merr

Meghan Markle flet për komentet raciste dhe fyese që merr
Që kur hyri në familjen mbretërore britanike, Meghan Markle fitoi më shumë vëmendje, dhe gazetat, e portalet nuk ka ditë që mos shkruajnë për të. Jo vetëm kaq, por edhe komentet ofenduese dhe raciste janë rritur shumë, sidomos në rrjete sociale.

Është quajtur e keqe nga Donald Trump, ambicioze, gjithashtu është sharë për mënyrën sesi e mbajti Archien në daljen më të fundit me të.

Fatkeqësisht, megjithëse Meghan thotë se përpiqet ta shmangë negativitetin duke u fokusuar në leximin për ekonominë, ajo patjetër ka dëgjuar shumë nga gjërat që njerëzit thonë për të. Dhe ndërsa ishte në premierën e Lion King në Londër, Meghan foli me Pharrell Williams për këtë çështje, shkruan dritare.net.

Kur Pharrell përshëndeti Meghan dhe Harry-n në tapetin e kuq, ai i tha:

"Kaq shumë lumturi për bashkimin tuaj. Dashuria është e mahnitshme. Është e mrekullueshme. Mos hiqni dorë prej saj pavarësisht klimës së sotme..."

Audioja nga video e takimit ishte pak e vështirë për t'u dëgjuar, por u dallua se çfarë ata të dy po thoshin. Kur Pharrell mbaroi fjalën, Meghan u përgjigj: "Faleminderit, por ata nuk ta bëjnë të lehtë."/K.C/dritare.net