
Mediat franceze: Shkoni të gjithë në Shqipëri, shijoni qoshet e parajsës
Dritare.net

Më poshtë artikulli:
Shqipëria, destinacioni që deri tani ka qenë jashtë gjurmës së udhëtarëve … dhe turistëve!
Duket sikur kjo rimon për Kroacinë, por ky destinacion është edhe më pak turistik (tani për tani), prandaj duhet të shkoni e të bëni një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria ende i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një larmi dhe pasuri të peizazheve të jashtëzakonshme, për dashamirësit e natyrës, shtriqje në plazhe, dhe fshatra të vogla tipike. Për aq kohë sa nuk është lakmuar shumë nga turistët, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës, sa nuk është tepër vonë!
Tiranë
Rrugë të mëdha dhe ndërtesa imponuese komuniste, kryeqyteti
i Tiranës, larg imazhit të së kaluarës, ekspozon ngjyrat dhekur bie nata, është koha për të festuar!
Berat
I mbiquajtur si qyteti i 1001 dritareve, Berati ëshë një nga qytetet më të vjetra dhe i klasifikuar si pasuri e UNESCO.
Gjirokastër
Shtëpitë prej guri, në një stil të mahnitshëm otoman, për një tjetër qytet klasik, edhe ai i klasifikuar njësoj në UNESCO.
Korçë
I mbiquajtur Parisi i Vogël, si rrjedhojë e pranisë së trupave franceze gjatë luftës së parë botërore, dhe dyqaneve të vogla me stil francez, ky qytet është i njohur në Shqipëri edhe për birrarinë e Korçës, që orgenizon edhe një festival birre gjatë çdo muaji gusht.
Saranda
Ky qytet bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa ideale për një pushim të merituar në plazh.
Dhërmi
Në buzë të malit, ky fshat i qetë ka gjithashtu një ujë të kthjellët, duke të dhënë mundësinë të shijosh malin dhe detin në të njëjtin vend./Monitor

















