
M'u deshën vite të kuptoja se isha viktimë e trafikimit
Dritare.net

Ajo kishte braktisur shtëpinë dhe dërgohej në rrugë për të fituar para nga një tutor prostitutash, në kohën kur vrau 43-vjeçarin Johnny Allen. Pasi u dënua për vrasje në 2004-ën, Cyntoia-s iu tha se nuk e kishte të drejtën e lirimi me kusht, deri sa të shkonte te të 60-tat.
Por ajo u lirua në gusht të këtij viti, pasi një guvernator i Tenesit, doli garant për të. Shumë të famshëm, duke përfshirë Rihanën, Kim Kardashianin u mblodhën bashkë në një fushatë për ta liruar atë nga burgu, shkruan dritare.net
Tani 31 vjeçe, Cyntoia, nga Tenesi, ka folur për jetën e saj dhe thotë se i janë dashur shumë, shumë vite për të kuptuar se ajo ishte një viktimë e abuzimit.
"Unë isha në fund të të njëzetave kur kuptova se unë isha viktimë e trafikimit. Në atë kohë mendoja: Ata thanë që isha një prostitutë adoleshente. E dija se çfarë po bëja.",- tha ajo.
Cyntoia pati një edukim të ashpër. Iku nga shtëpia dhe shkoi te një tutor i quajtur Kutthroat, të cilin e shihte si të dashurin e saj. Por ai abuzoi seksualisht me të dhe e dërgoi në rrugë për të fituar para.
Tani ajo thotë se ndihet keq që është larguar nga shtëpia, për shkak të dhimbjes që i shkaktoi të ëmës.
"Një nga keqardhjet e mia më të mëdha është që unë lëndova nënën time. Ajo u përpoq kaq shumë. Provoi gjithçka për mua.",- tha ajo, informon dritare.net
Cyntoia tregon se kur shkoi për herë të parë në burg, luftoi me zemërimin dhe turpin.
"Unë fajësova veten për shumë situata në të cilat gjendesha. Isha me të vërtetë e ashpër me veten. Ishte një proces kur mësova të fal vetën, në mënyrë që të kuptoja situatën në të cilën ndodhesha. Nuk ishte aq e thjeshtë, nuk i mora këto vendime me dëshirë. Isha thjesht një fëmijë.",- thotë Cyntoia.
Gjatë kohës që ishte në burg ajo studionte dhe aty takoi burrin e saj, i cili i dërgonte vazhdimisht letra. Kur dolën në gusht, ata u martuan. Ajo thotë se, letrat që i dërgonte burri i saj kur ishte në burg, ishin unike, dhe për të është e jashtëzakonshme që ata arritën të lidhin kurorë dhe të ndërtojnë një jetë të dy bashkë./ Përshtati për dritare.net: Kadrije Çako

















