Mbretëresha Elizabet: Jam krenare për Meghan Markle!

Mbrëmë, princi Harry dhe Meghan Markle e humbën titullin mbretëror, “Lartësia mbretërore” dhe titujt të tjerë. Tashmë ata do të quhen vetëm Duka dhe Dukesha e Sussex. Në marrëveshjen për të ardhemn e princit dhe Meghanit, gjithashtu thuhet se, çifti duhet të paguajë 2.4 milionë paund, për vilën ku jetuan pas lindjes së Archie-s.

Në një deklaratë, mbretëresha Elizabet u shpreh dje e kënaqur që gjetën një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin e saj dhe familjen e tij.

Ajo tha se Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të dashur të familjes së saj. Më pas, mbretëresha u shpreh krenare për faktin sesi Meghan Markke u bë kaq shpejt një person i rëndësishëm i familjes mbretërore.

LEXO DHE :  Si dy plaka që mallkojnë: S’keni për t’i gëzuar

 “Pas shumë muaj bisedimesh dhe diskutimesh, unë jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të dashur familjes sime. Unë i di sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli të rreptë gjatë dy vjetëve të fundit dhe mbështesim dëshirën e tyre për një jetesë të pavarur. Unë dua t’i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në të gjithë këtë vend, Commonwealth dhe më gjerë. Dhe jam krenare për Meghanin që ia doli të bëhet aq shpejt një person i rëndësishëm në familjen tonë.”,- tha mbretëresha./K.C/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.