Mbretëresha e bukurisë dhe e kokainës, dënohet me 15 vjet burg
E Mërkurë 27 Korrik 2016, 20:08
Dritare.net
Modelja 23-vjeçare fluturoi më 18 korrik 2015 për në Guangzhou të Kinës, ku u arrestua menjëherë nga autoritetet kineze, pasi zbuluan një sasi prej 610 gram drogë, ku gjysma e të cilës rezultoi të ishte kokainë.
Ajo udhëtoi për në Kinë me justifikimin për të blerë artikuj për butikun që drejtonte, por synimet ishin të tjera.
Tashmë bukuroshja 23 vjeçare, e cila luante edhe futboll, është dënuar me 15 vjet burg, madje edhe me një gjobë 2284 paund.