Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbetjet e rrezikshme në Vlorë, reagon Klosi: E përfunduam me sukses operacionin!

Mbetjet e rrezikshme në Vlorë, reagon Klosi: E përfunduam me
Një ditë më parë në Vlorë janë kapur disa mbetje të rrezikshme që vinin nga Italia, ndërsa në prsnga janë vënë 7 persona.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reguar edhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Klosi ka thënë se operacioni i djeshëm ishte i planifikuar, ndërsa shtoi se u verifikua sa i thellë është ky problem për vendin tonë.

“Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të struktruar nga ministria e rendit dhe ministria e mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga më pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëjmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratiriumin e mbetjeve te rrezikshme në vendin tonë, ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strukturat përfshirë gjerësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem.”- tha Klosi nga Prespa./ I.M-Dritare.net