Masakra në Meksikë/ 13-vjeçari fshehu motrat në shkurre, udhëtoi 23 kilometra për të kërkuar ndihmë
Dritare.net
13-vjeçari kishte fshehur gjashtë prej motrave dhe vëllezërve të tij në shkurre, para se të nisej për të kërkuar ndihmë, shkruan dritare.net
Tetë fëmijë i mbijetuan sulmit në Meksikën veriore, ku mbetën të vrarë tre gra dhe gjashtë fëmijë të tjerë.
Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron. Ministri i sigurisë i Meksikës tha që grupi mund të ishte vënë në shënjestër aksidentalisht për shkak të identifikimit të gabuar. Por, anëtarët e familjes kanë thënë që komuniteti i tyre kishte marrë kërcënime në të kaluarën.
Shteti i Sonoras në veri të Meksikës është përfshirë nga luftimet mes dy bandave rivale, La Línea, e cila ka lidhje me kartelin më të madh Juárez dhe "Los Chapos", e cila është pjesë e kartelit të Sinaloas, shkruan dritare.net
Ngjarja:
Tre nëna dhe 14 fëmijët e tyre u nisën në tre makina të ndryshme, nga La Mora në Sonora të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në një dasmë.
Mirëpo tre makinat e tyre u zunë në pritë nga persona të armatosur afër Bavispe.13-vjeçari Devin Langford, po udhëtonte me tetë motrat, vëllezërit dhe nënën e tij në një automjet. Nëna e tij, Daëna Langford, u vra së bashku me dy vëllezërit e tij në sulm, shkruan dritare.net
Devin shpëtoi me gjashtë motrat e vëllezërit e tij, të cilët i fshehu në shkurre. Ai më pas vrapoi për gjashtë orë për të arritur në bazën e komunitetit në La Mora.
Një nga motrat e Devin, McKenzie nëntëvjeçare, i la pesë motrat e vëllezërit e tjerë dhe eci për katër orë në errësirë për shkak se Devin nuk ishte kthyer. Ajo u gjet më vonë nga ekipi i shpëtimit./ I.M-Dritare.net