Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Martesa e dështuar/ Betohem se do të rrimë pranë njëri-tjetrit për 3 minuta

Martesa e dështuar/ Betohem se do të rrimë pranë
Një ndër dështimet më të mëdha në martesa, mund të konsiderohet martesa e një çifti në Kuvajt.

Nusja ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, vetëm 3 minuta pasi ata lidhën kurorë në Gjykatë.

Duke dalur nga gjykata, burri e ka quajtur bashkëshorten e tij “budallaqe”, dhe duket se kjo fjalë  u ka kushtuar martesën të dyve.

Kjo fjalë nuk është pranuar nga gruaja, e cila është ndjerë e fyer, dhe është kthyer tek gjykatësi për të kërkuar divorc, vetëm 3 minuta pasi ka thënë: “Betohem se do të rrimë pranë njëri-tjetrit derisa vdekja të na ndajë”./ I.M-Dritare.net