Marsida rindërton skenën e krimit/ Ja si u vra Dritan Haxholli brenda banesës së saj!
Dritare.net
"Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Dritani hyn në dhomë, shikon Xhulion dhe i thotë: "Me ty kam punë më mbrapa." Shkon direkt te dhoma tjetër dhe Bledari i thotë: "Ulu, të flasim, çfarë ke?" Por ai i qëllon direkt. Dritani i kërkon Bldarit të vendosë armën në tavolinë, ai i thotë që është pa armë. Por kishte armë. Bledari ishte me uniformë, për ta bërë çikë gjënë më serioze, nuk e mendonte se ai do të gjuante. Thjesht në mbrojtje. Dritani e qëllon direkt, me dy plumba. Pastaj atij i ngeci arma. Nëse nuk do t'i kishte ngecur arma do të kishim vdekur të gjithë.
Më pas çohet Bledari, i gjuan. Ai del te dera. Mundohem ta nxjerr duke i thënë të ikë jashtë, por prapë rri aty, sepse po mundoheshe përsëri të qëllonte. Aty pastaj Bledari i qëllon.",- tregon Marsida./K.C/dritare.net